
Shërbimet
Përgjigje e menjëhershme për situata kritike me ambulanca të pajisura dhe staf profesional në gatishmëri 24 orë në ditë.
Çfare ne Ofrojmë ?
Misione të Sukseshme
Misioni ynë është të ofrojmë transport mjekësor të sigurt, të shpejtë dhe me dinjitet, duke u kthyer në mbështetjen kryesore të familjeve në momentet e tyre më delikate. Çdo jetë e asistuar me sukses dhe çdo falënderim nga pacientët tanë është dëshmia më e pastër e profesionalizmit dhe përkushtimit që tregomë në çdo udhëtim.

Shërbim në rast aksidenti
Në rast aksidenti, ekipi ynë reagon në kohë rekord me gjakftohtësi dhe profesionalizëm, duke garantuar stabilizimin e menjëhershëm dhe transportin e sigurt të pacientit.

Aparatura që i jep frymë pacientit
Ekipi ynë monitoron në mënyrë të vazhdueshme nivelin e oksigjenit në gjak (saturimin) dhe parametrat jetësorë të pacientit, duke garantuar një udhëtim të sigurt dhe nën kontroll të plotë.

Gadishmëri maksimale
Mjeku ynë i qëndron pacientit në kokë gjatë gjithë rrugës, duke monitoruar çdo sekondë .

Mision Ndërkombëtar
Për transportin ndërkombëtar, ekipi ynë mjekësor garanton kujdes të pandërprerë dhe siguri maksimale gjatë gjithë rrugëtimit të gjatë përtej kufijve.

Evente me prezencën tonë
Ne jemi të pranishëm me ambulanca dhe staf mjekësor në çdo event tuajin, duke garantuar siguri maksimale dhe ndihmë të shpejtë për çdo urgjencë.

Pajisjet Jetëshpëtuese
Ambulancat tona janë të pajisura me aparatura jetëshpëtuese të teknologjisë së fundit, gati për të menaxhuar çdo situatë kritike në kohë reale.

Misione jasht Vendit
Misione të shumta dhe të suksesshme kemi përfunduar drejtë spitaleve të ndryshme të Evropës.
Shpëtimi i jetës tuja , detyrimi Ynë.
Pyetjet më të shpeshta
Zbuloni përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta
Po, absolutisht. Ky është një nga avantazhet tona kryesore. Ju mund të rezervoni ambulancën tonë disa ditë përpara për të planifikuar daljen e një familjari nga spitali apo për ta dërguar atë në një vizitë të rradhës, duke siguruar që mjeti dhe ekipi do të jenë në derën tuaj fiks në orarin e dëshiruar.
Ambulancat tona janë të standardeve më të larta dhe të pajisura me aparatura moderne (monitorë kardiakë, respiratorë, bombola oksigjeni, defibrilatorë, etj.). Varësisht nga nevoja e pacientit, ekipi ynë përbëhet nga shoferë të certifikuar për emergjenca, infermierë të kualifikuar dhe mjekë specialistë, duke garantuar që pacienti të jetë në duar të sigurta gjatë gjithë rrugëtimit.
Po. Në ambulancat tona ne mirëpresim deri në 1 ose 2 familjarë (në varësi të hapësirës së mjetit dhe gjendjes së pacientit) për të shoqëruar të afërmin e tyre. Ne besojmë se prania e familjarëve ofron qetësi emocionale për pacientin gjatë transportit.
Çmimi i transportit varet nga dy faktorë kryesorë: distanca (në kilometra) dhe lloji i asistencës mjekësore që i nevojitet pacientit gjatë rrugës (p.sh. transport i thjeshtë, apo transport i shoqëruar me mjek dhe aparatura të avancuara). Për të marrë një ofertë të saktë dhe pa asnjë detyrim, ju mund të na kontaktoni 24/7 në numrin tonë të telefonit dhe operatorët tanë do t’ju llogarisin koston menjëherë.
Po, ne ofrojmë shërbim të plotë të transportit mjekësor ndërkombëtar (për në spitale në rajon apo Europë). Ambulancat tona janë të përshtatshme për rrugë të gjata dhe ekipi ynë kujdeset për të gjithë dokumentacionin mjekësor të nevojshëm gjatë kalimit të kufirit, duke siguruar një udhëtim të qetë dhe pa vonesa për pacientin tuaj.
- +355697003399
- info@ambulanceprivate.com
- Rruga e Kavajës, Tiranë, Shqipëri
